Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka nisur një ofensivë në rajonin e pushtuar Kherson,ku i ka shkaktuar disa viktima ushtrisë ruse. 

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi për shtyp i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook,  sipas raportimeve të "Ukrinform" .

"Si rezultat i veprimeve sulmuese të njësive të Forcave të Mbrojtjes, armiku pësoi humbje dhe filloi të mbrohet në pozicione të pafavorshme pranë Andriivka, Lozove dhe Bilohirka, në rajonin Kherson. Luftimet vazhdojnë - thuhet në shënim  pushtuesit rusë qëlluan mbi infrastrukturën civile jashtë vendbanimeve Prybuzke, Posad-Pokrovske, Blahodatne, Osokorivka, Novovorontsovka, Novooleksandrivka dhe të tjera", thuhet në raportimin e Shtabit.  


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin telefonatë me Macron dhe Scholz: Gati për të rifilluar dialogun me Kievin! Ofensivë e re në Kherson