Kievi kundërshton neutralitetin si Austria e Suedia: Të jetë model ‘ukrainas’, situata jonë unike

Kievi kundërshton neutralitetin si Austria e Suedia: Të jetë model ‘ukrainas’, situata jonë unike

Ukraina hedh poshtë idenë e neutralitetit të saj bazuar në modelin austriak apo suedez. Këtë e ka bërë të ditur presidenca e Ukrainës.

Ukraina, shpjegoi këshilltari presidencial Mikhailo Podolyak, bën thirrje për "garanci absolute sigurie" kundër Rusisë, ndërsa refuzon idenë e një modeli "neutraliteti suedez ose austriak" të paraqitur nga Moska. "

Ukraina është tani në një gjendje lufte të drejtpërdrejtë me Rusinë. Prandaj, modeli mund të jetë vetëm "ukrainas"," tha Podolyak, gjithashtu mes negociatorëve në tryezën me Moskën, në një koment të publikuar nga presidenca.

Podolyak më pas nënvizoi se Kievi dëshiron "garanci absolute sigurie" kundër Rusisë, në të cilën nënshkruesit marrin përsipër të ndërhyjnë përkrah Ukrainës në rast agresioni.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset