/ATSH-ANSA/ - Kievi vendosi sot të pezullojë akreditimin pranë organeve të tij qeveritare për 100 media ruse, në ndërkohë që Moska e përcaktoi këtë veprim si antidemokratik dhe saktësoi se nga ana e saj nuk do të vendoste asnjë masë shtrënguese ndaj medias.
"Vënia e çdo lloj shtrëngese ndaj së drejtës së një kombi për të marrë informacion nga burime të ndryshme shkon padyshim kundër nocionit të një shteti modern, të lirë dhe demokratik", deklaroi Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin.
"Masa të tilla janë larg të qenit efikase sepse qytetarët ukrainas në kërkim të burimeve të ndryshme të informacionit, të ndryshme nga propaganda rusofobe që mund të dëgjojnë shpesh në Ukrainë, do të jenë gjithmonë në gjendje t'i gjejnë me përdorimin e teknologjive moderne të informimit", theksoi Peskov.