Kievi: Sulme ruse në të gjitha frontet në Donetsk dhe Lugansk

Kievi: Sulme ruse në të gjitha frontet në Donetsk dhe Lugansk

Forcat ruse po nisin sulme në të gjithë vijën e frontit në rajonin e Donetskut ku Avdiivka, Ocheretynska, Marinka dhe Toretsk janë bombarduar dhe vazhdojnë të godasin rajonin e Luganskut me raketa dhe mortaja, ku situata më e vështirë është në Zolote. Kështu kanë deklaruar në buletinin e fundit të forcave të armatosura të Ukrainës. Gjatë natës, bombardimet vazhduan në Kharkiv , ku vdiqën të paktën katër civilë, dhe luftimet po vazhdojnë në Izyum, qytet në Lindje i kontrolluar nga rusët ku po mblidhen automjete dhe burra për ofensivën në Donbass. Shpërthime dhe granatime janë raportuar gjithashtu në rajonin Kherson, kryeqyteti i të cilit është në duart e rusëve, por ku në ditët e fundit, ukrainasit kanë kundërsulmuar me sukses në disa pozicione. "Situata në Mariupol nuk ka ndryshuar. Bllokada dhe bombardimet ajrore dhe artilerie vazhdojnë. Rusët nuk i lënë njerëzit të largohen nga qyteti", thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev


  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike