SANTIAGO - Gjykata Supreme e Kilit ka aprovuar ekstradimin e një ish-gjyqtari argjentinas i akuzuar për abuzime të të drejtave të njeriut gjatë sundimit ushtarak 1976-1983.
Otilio Romano ka qenë i akuzuar në Argjentinë për bashkëpunim për zhdukje të detyruara, tortura dhe bastisje të paligjshme ndërsa shërbente si prokuror shtetëror në qytetin e Mendoza-s.

Ai iku në Kili, kur dolën akuzat ndaj tij dy vjet më parë për të shmangur gjykimin dhe kërkoi azil politik atje, raporton gazeta e Buenos Aires Herald. Kili hodhi poshtë kërkesën dhe e vendosi atë nën arrest shtëpiak.  Romano thotë se ai do të apelojë vendimin kundër ekstradimit të tij.

Në dhjetor të 2011-s, ish-gjyqtari u përjashtua nga Këshilli i Magjistraturës, i cili e konsideron atë një bashkëpunëtor të qeverisë ushtarake në abuzime të të drejtave të njeriut.
Grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se së paku 30 mijë veta u vranë gjatë periudhës së qeverisë ushtarake në Argjentinë e cila njihet si "Lufta e Ndyrë".

Qeveria ushtarake është justifikuar se ata kishin nevojë për të luftuar "krahun e majtë terrorist".

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)