KILI – Erdogan: ISIS-i nuk ka
asgjë të përbashkët me Islamin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë një vizite në Kili deklaroi se ISIS-i, i cili ka shpallur të ashtuquajturin “Kalifatin Islamik” në Irak dhe Siri, nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin.

Islami nuk lejon terrorizmin. Islami dhe terrorizmi nuk shkojnë bashkë. ISIS-i është organizatë terroriste dhe nuk ka të bëjë me Islamin”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij në Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Amerikën Latine dhe Karaibet, që u zhvillua në Santiago.

Kreu i shtetit turk, aktualisht gjendet në turin e tij në shtetet e Amerikës Latine.

Erdogan deklaroi se ata të cilët lidhin Islamin me terrorizmin në fakt kanë inkurajuar organizatat terroriste.

ISIS-i me veprimet e tij po dëmton Islamin”, tha Erdogan duke shtuar se ndërlidhja e terrorizmit me religjionin ose ndonjë grup etnik, përforcon ksenofobinë dhe racizmin. ATSH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën