Kili, vdes 24 vjecari homoseksual
i torturuar barbarisht 

Kili, vdes 24 vjecari homoseksual<br />i torturuar barbarisht 
SANTIAGO – Ka vdekur në spital mbrëmjen e të martës, me orën e Kilit, pak para orës 01:00 në Shqipëri, Daniel Zamudio, i riu homoseksual kilen i cili ishte sulmuar, rrahur dhe torturuar nga një grup neonazistësh. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i poliklinikës së Santiagos, Posta Central.

Zamudio, 24 vjeç, ishte sulmuar në fillim të majit në një park të qytetit: ai është torturuar për 6 orë (i është shkulur një vesh, djegur një këmbë, gdhendur disa kryqe nazistë mbi gjoks dhe shpatull duke përdorur xhamin e thyer të një shisheje dhe është goditur në kokë me një gur) e më pas është goditur me shkelma dhe grushta. E gjitha kjo ka ndodhur në një zonë qendrore, shumë të ruajtur për shkak të një kazerme që është aty pranë. Me 10 mars janë arrestuar 4 të rinj nga mosha 19 deri 26 vjeç me akuzën për tentativë vrasje, akuzë që tani natyrisht do të ndryshojë. Rrezikojnë nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Të djelën në darkë ishte dekretuar vdekja cerebrale për të riun Zamudio. Persona të shumtë, në këto ditë, kanë shkuar pranë spitalit për të dëshmuar dhimbjen dhe mbështetjen e tyre duke lënë lule dhe ndequr qirinj. Zëdhënësi i Lëvizjes për Integrimin dhe Lirinë Homoseksuale në Kili (Movilh), Jaime Parada, ka thënë për gazetën El Mostrador se Zamudio “është një viktimë e intolerancës, e homofobisë dhe urrejtjes që disa persona kultivojnë” dhe se ata që kanë kundërshtuar një ligj kundër diskriminimit “janë diskriminuesit e parë”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma