Kim Kardashian ka zgjedhur ngjyrën e bardhë edhe në shfaqjen e saj të fundit si “beqare” përpara dasmës.

Superylli botëror është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Kanye West dhe janë drejtuar drejt Pallatit të Versajës për të darkuar bashkë me të ftuarit ashtu siç patën premtuar.

Ndërkohë të ftuarit shihen të kenë rrethuar pallatin sipas traditës me kuaj dhe kalorësit e veshur me ngjyrat karakteristike.

kim kardashian
 Kim ka veshur një fustan ngjyrë të bardhë me xhaketën e fustanit e cila i zbulon kraharorin përpara dhe njërën këmbë.

Edhe Kanye është veshur me të njëjtin stil duke iu afruar atij të “së dashurës” së tij, me një kostum ngjyrë kamel dhe xhaketa që i zbulon kraharorin përpara.

Kim ka thyer ngjyrën e bardhë të fustanit me tualetin e syve të zezë të theksuar, ndërsa sandalet janë ngjyrë “gold”.

Ndër familjarët bien në sy dy motrat e saj Khloe Kardashian e Kendall Jenner dhe këngëtarja Lana Del Rey.

Atmosfera ka marrë ngjyra ceremoniale dhe Kimit po i bëhet një pritje madhështore duke nisur që nga hoteli ku ka qëndruar.