TIRANË- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë për të diskutuar në lidhje me çështje që prekin të rinjtë.
Ambasadorët i përkrahën të rinjtë të nxisin ndryshim duke bërë pyetje, duke menduar në mënyrë kritike dhe duke kuptuar rolin e tyre të rëndësishëm në formimin e një të ardhmeje të begatë dhe të suksesshme për veten dhe vendin e tyre.
Të rinjtë ishin anëtarë të Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadorë të Rinj Evropianë të cilët patën mundësi të diskutonin rreth arsimit , politikës së jashtme, partneriteteve urbane dhe rurale, dhe pasojave të COVID-19.