Kim Jong:Do të vëzhgoj veprimet e
SHBA para se të vendos për sulmin

Kim Jong:Do të vëzhgoj veprimet e<br />SHBA para se të vendos për sulmin
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është informuar për planin për të lëshuar raketa drejt territorit të ishullit Guam, raporton media shtetërore.
 
Raporti thotë se ai do të shikojë veprimet e SHBA-së përpara se të marrë një vendim për lëshimin e raketave mbi Guam.
 
Javën e kaluar, Koreja e Veriu tha se po hartonte një plan për të lëshuar katër raketa në det pranë ishullit Guam, bazë ushtarake e bombarduesve amerikanë, deklaratë e cila erdhi pas një acarimi të retorikës mes SHBA dhe Koresë së Veriut.
 
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA raporton se Kim Jong-un "e shqyrtoi planin për një kohë të gjatë" dhe e diskutoi atë me zyrtarë të lartë ushtarakë.
 
Komandanti i forcave strategjike të Koresë së Veriut tha se “ishte duke pritur urdhërat pas përgatitjeve për lëshimin e raketave mbi Guam”, shkruhet në raport.
 
Ai citoi Kim Jong-un i cili thoshte se, “Shtetet e Bashkuara, ishin të parat që sollën pajisje të shumta bërthamore pranë nesh. Duhet së pari të marrin vendimin e duhur dhe të tregojnë nëpërmjet veprimeve nëse dëshirojnë të lehtësojnë tensionet në gadishullin Korean dhe të parandalojnë përplasje të rrezikshme ushtarake”.
 
Kim Jong urdhëroi ushtrinë të jetë gati për të nisur raketat nëse ai vendosi për të vepruar, vijon raporti.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë