Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po bën thirrje për një "rritje eksponenciale" të arsenalit të armëve bërthamore të vendit të tij në përgjigje të atyre që ai pretendon se janë kërcënime nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan CNN.
Komentet e Kim vijnë pasi Koreja e Veriut dy herë gjatë fundjavës testoi atë që pretendonte se ishte një sistem rakete i madh, me aftësi bërthamore dhe me shumë lëshime, që mund të vendoste të gjithë Korenë e Jugut në rrezen e saj, sipas një raporti nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.
Duke folur në natën e Vitit të Ri në ditën e fundit të një sesioni plenar gjashtë-ditor që shqyrtoi vitin 2022, Kim tha se Koreja e Jugut është bërë një armik dhe aleati i saj kryesor, SHBA, ka rritur presionin ndaj Veriut në nivele maksimale gjatë vitit të kaluar duke vendosur shpesh asetet e saj ushtarake në Gadishullin Korean.