Kim Jong Un do pushtojë Korenë
e Jugut? 20 tunele sekrete në kufi

Kim Jong Un do pushtojë Korenë<br />e Jugut? 20 tunele sekrete në kufi
Kim Jong-un mund të jetë duke u përgatitur për një pushtim të Koresë së Jugut përmes një rrjeti të tuneleve sekrete. Mendohet se ekzistojnë deri në 20 kalime nëntokësore në kufirin mes dy vendeve.

Zyrtarët e Koresë së Jugut tashmë janë në dijeni për ekzistencën e katër tuneleve në kufiri - por kanë frikë se mund të ketë më shumë se 16 ose dhe më tepër.

Ajo që shton akoma edhe më shumë frikën, është se Pheniani po përgatit komplotin për të pushtuar jugun vetëm dy muaj pasi nga një vend sekret janë kryer teste për armët bërthamore.

Autoritetet e Seulit frikësohen se disa tunele janë projektuar për të transportuar deri në 30 000 trupa ushtarake në orë, thotë eksperti Michael Havis.

Por për rojet e kufirit kjo shifër do të ishte e pamundur.

Në vitin 2014, u raportua se autoritetet e Koresë së Jugut ishin ende duke kërkuar për tunelet në zonën e demilitarizuar mes dy vendeve. Por i fundit që është zbuluar është ai në vitin 1990.

I pari është gjetur një milje në brendësi të territorit të Koresë së Jugut në nëntor të vitit 1974. Një oficer amerikan dhe ushtar i Koresë së Jugut u vranë duke hetuar për tunelin, kur një bombë shpërtheu.

Në atë kohë ka pasur vlerësime se deri në 2,000 trupa në orë do të ishin në gjendje për të kaluar nëpër kalimi nëntokësor.

Kërkimet e mëtejshme kanë zbuluar edhe në mars të vitit 1975 një rrugë të mundshme pushtimi dhe tuneli i tretë shumë i thellë u zbulua në tetor të vitit 1978. 

Një prej këtyre tuneleve është tani një vend turistik, por ende monitorohet nga afër nga forcat e sigurisë.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja për vendin e izoluar, pas testeve bërthamore të shtatorit. 

[gallery]20047[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës