Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se bashkimi me Jugun nuk është më i mundur dhe se kushtetuta duhet të ndryshohet për ta përcaktuar shtetin jugor si “armikun kryesor”.
Kim tha gjithashtu se tre organizata që merren me ribashkimin do të mbyllen, shkruan BBC.
Nga ana tjetër, presidenti i Koresë së Jugut tha se do të përgjigjet "shumë herë më fuqishëm" ndaj çdo provokimi nga Veriu.
Dy Koretë janë ndarë që nga përfundimi i Luftës Koreane në 1953.
Ata nuk nënshkruan një traktat paqeje dhe prandaj kanë mbetur teknikisht ende në luftë që atëherë.
Në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Lartë Popullore - Parlamenti i Koresë së Veriut - Kim tha se kushtetuta duhet të ndryshohet për të edukuar koreano-veriorët se Koreja e Jugut është "armiku kryesor dhe armiku kryesor i pandryshueshëm".
Ai tha gjithashtu se nëse një luftë shpërthen në gadishullin Korean, kushtetuta e vendit duhet të pasqyrojë çështjen e "pushtimit", "rimarrjes" dhe "inkorporimit" të Jugut në territorin e tij.
Kim – i cili zëvendësoi babanë e tij, Kim Jong-il, si udhëheqës të Koresë së Veriut në vitin 2011 – tha se Veriu nuk donte luftë por as nuk i shmanget diçkaje të tillë.
Ai tha se po merrte një "qëndrim të ri" për marrëdhëniet veri-jug, i cili përfshinte shpërbërjen e të gjitha organizatave të ngarkuara me ribashkimin.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.8%
-
Jo
42.1%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koreja e Veriut thotë se raketa e re hipersonike do të 'frenojë' rivalët
7 Janar, 15:20
-
Motra e Kim Jong-un zbulon për herë të parë identitet e fëmijëve të saj! Cili është qëllimi i gruas më 'të frikshme' në Korenë e Veriut?
6 Janar, 19:11
-
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul
6 Janar, 09:20
-
Autoritetet e Koresë së Jugut pezullojnë përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon
3 Janar, 16:20
-
Koreja e Jugut/ Përplasje e tensionuar me ekipin e sigurisë, anulohet arrestimi i presidentit Yoon! Mbështetësit: Fituam
3 Janar, 07:52
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor 2024, 21:11
-
Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes në Korenë e Jugut, zyrtari akuzohet për shpalljen e ligjit ushtarak
8 Dhjetor 2024, 16:00
-
Shpalli ligjin ushtarak, Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje, por nuk dorëhiqet: E bëra nga dëshpërimi! I 'mbijeton' shkarkimit nga Parlamenti
7 Dhjetor 2024, 10:09
-
Korea e Jugut/ Urdhëroi arrestimin e disa politikanëve, partia në pushtet kërkon largimin e presidentit
6 Dhjetor 2024, 08:51
-
Zelensky: Koreja e Veriut po trajnon 10 mijë ushtarë për të ndihmuar Rusinë në luftën kundër Ukrainës
5 Dhjetor 2024, 09:10
-
Korea e Jugut/ Shpalli ligjin ushtarak pa argumentuar vendimin, presidenti drejt shkarkimit pas kaosit politik
4 Dhjetor 2024, 12:03
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor 2024, 11:32