Kim Jong Un ka ekzekutuar 340
persona që prej ardhjes në pushtet

Kim Jong Un ka ekzekutuar 340<br />persona që prej ardhjes në pushtet
Një raport i ri i publikuar nga Instituti i Strategjive për Siguri Kombëtare në Korenë e Veriut, pretendon se gjatë 5 viteve të qeverisjes së udhëheqësit, Kim Jong Un, janë ekzekutuar 340 njerëz.
 
Sipas këtij raporti 140 prej personave të ekzekutuar kanë qenë pjesëtarë të qeverisjes, ushtarak dhe anëtarë të Partisë së Punës në Korenë e Veriut.
 
Bruce Bannet, një analist për mbrojtjen në korporatën RAND është shprehur për CNN, se Kim Jong Un, ka treguar një ekstrem të brutalitetit dhe mizorisë që prej vitit 2011, kohë kur ai erdhi në pushtet.
 
“Gjatë 5  viteve në drejtim të vendit, ai e ka spastruar 5 herë ministrin  e Mbrojtjes, ndërkohë që babai i tij, i cili udhëhoqi vendin për 17 vite e ndryshoi ministrin e Mbrojtjes vetëm 3 herë dhe dy prej këto ndryshimeve u bënë për shkak të vdekjes nga  ‘mosha e madh’ “,  është shprehur Bennet.
 
Kim Jong Un, e mori drejtimin e vendit në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe shpesh herë në media janë publikuar lajme për ekzekutimin e personave në qeverisje si dhe anëtarëve të lartë të partisë dhe drejtuesve ushtarakë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot