/ATSH-AFP/ - Numri një koreano-verior, Kim Jong Un deklaroi sot se vendi i tij ishte i gatshëm për t'i bërë ballë çdo lufte të provokuar nga SHBA-ja, gjatë paradës për 70 vjetorin e partisë së vetme në Phenian.
"Sot, partia jonë shpall me vendosmëri se forcat e saj të armatosura revolucionare janë të afta t'i bëjnë ballë çdo lufte të provokuarr nga SHBA-ja, dhe ne jemi gati të mbrojmë popullin tonë dhe qiellin blu të atdheut tonë", vazhdoi kreu koreano-verior.
Një paradë madhështore ushtarake filloi sot në Phenian , me rastin e 70-vjetorit tëPartisë të Punës, me pjesëmarrjen e numrit një në vend, Kim Jong-Un, sipas imazheve të transmetuara drejtpërdrejt nga televizioni.