Kim Jong Un përgatit një 'përplasje ushtarake' me Korenë e Jugut dhe SHBA-në

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, bëri thirrje për një rritje të prodhimit të raketave gjatë një vizite në një fabrikë armësh, në përgatitje për një "përplasje ushtarake" me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Kështu ka raportuar sot agjencia shtetërore Kcna.

Shtëpia e Bardhë tha dje se Pheniani furnizoi Moskën me raketa balistike dhe sisteme shpërndarjeje të përdorura në sulmet e mëdha në ditët e fundit kundër Ukrainës, raporton Ansa.

"Informacionet tona tregojnë se Koreja e Veriut ka furnizuar së fundmi sisteme lëshimi dhe disa raketa balistike për Rusinë", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby. 

Forcat ruse lëshuan raketa të furnizuara nga Pheniani më 30 dhjetor dhe 2 janar drejt Ukrainës, tha zyrtari amerikan. Aleatët historikë, Rusia dhe Koreja e Veriut janë të dy subjekt i sanksioneve ndërkombëtare: i pari për pushtimin e Ukrainës dhe i dyti për programet e saj të ndaluara të raketave dhe armëve bërthamore. 

Në fund të një takimi pesë-ditor të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë në fund të dhjetorit, Kim kishte urdhëruar tashmë përshpejtimin e përgatitjeve ushtarake për një "luftë" që mund "të nisë në çdo kohë" në gadishull. 

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar