Kim Jong Un "shtyn" planet për
hedhje raketash në ishullin e Guam

Kim Jong Un "shtyn" planet për<br />hedhje raketash në ishullin e Guam
Koreja e Veriut vendosi të tërhiqet nga planet e saj për të goditur me raketë në afërsi të ishullit amerikan të Guamit. Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un njoftoi se do të presë për reagimin e mëtejshëm të Shteteve të
Bashkuara, përpara se të urdhëronte prova të reja me raketa.

Në ishullin ku ishte planifikuar sulmi, lajmi u prit me doza çlirimi. Ndërkohë sot presidenti Trump dhe kryeministri japonez Abe gjatë një bisede telefonike u shprehën se ndalimi i sulmeve me raketë bërthamore nga Koreja e Veriut është përparësi e tyre.

Zyrtarët në territorin amerikan të paqësorit në Guam e mirëpritën lajmin e mediave shtetërore të Koresë së Veriut se udhëheqësi i tyre Kim Jung Un, e ka shtyrë planin për një sulm me raketa pranë ishullit.

Ndërsa zyrtarët amerikanë në Guam u shprehën të inkurajuar nga sinjalet e Koresë së Veriut, në Uashington po përpiqen të shterojnë qasjen jo-ushtarake për të zgjidhur konfliktin.

Sipas transmetuesit shtetëror korean, udhëheqësi i tyre Kim Jong un, kishte bërë të ditur se Koreja e Veriut do të kryente sulmin e planifikuar me raketave nëse amerikanët "do të vazhdonin me veprimet e tyre jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të pamatura në Gadishullin Korean”, siç ishte shprehur ai.

Ndërkohë sot kryeministri japonez Shinzo Abe njoftoi se ai dhe Presidenti amerikan Donald Trump kanë rënë dakord të kenë si prioritet kryesor ndalimin e sulmeve me raketa bërthamore të Koresë së Veriut.
Zoti Abe u bëri të ditur gazetarëve në Tokio se ai dhe zoti Trump arritën një marrëveshje lidhur me këtë çështje gjatë një bisede telefonike që zhvilluan sot.

"Në të njëjtën kohë, në një përpjekje për t'u përgatitur për çdo të papritur, duke përdorur një aleancë të fortë SHBA-Japoni, do të rrisim monitorim në një nivel të lartë si dhe do të përdorim një sistem të mbrojtjes me raketa, duke bërë maksimumin për të garantuar sigurinë e popullit japonez”.

Biseda mes udhëheqësve të dy vendeve aleate ndodhi ndërsa Koreja e Veriut njoftoi vendimin për të shtyrë planet për sulmin me raketa./VOA

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë