Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un ka përmendur bisedimet e ardhshme me SHBA-të në një mbledhje të partisë, sikurse raportoi media shtetërore sot.

Kjo shënon pranimin e tij të parë në publik për dialogun me Uashingtonin, në kuadër të një takimi të planifikuar por ende të papërcaktuar me presidentin amerikan Donald Trump.

Trumpi pranoi muajin e kaluar që të takohet me liderin e vendit të armatosur me bombë bërthamore, që do të shënonte takimin e parë të të gjitha kohërave ndërmjet një presidenti amerikan dhe një udhëheqësi koreanoverior, por nuk është përcaktuar ende ndonjë datë apo vendi se ku mund të zhvillohet takimi.

Në mbledhjen me zyrtarët e partisë të zhvilluar dje, Kimi diskutoi lidhur me “zhvillimet e marrëdhënieve jug-veri me të pranishmit dhe lidhur me persepktivën e dialogut DPRK-SHBA” – tha agjencia e lajmeve KCNA, duke iu referuar Veriut me shkrutimin e tij zyrtar, që do të thotë Republika Demokratike Popullore e Koresë.  

Mësohet se ai dorëzoi një raport mbi zhvillimet e situatës së fundit në gadishullin Korean, përfshi takimin e përveçëm me Korenë e Jugut që do të zhvillohet gjatë këtij muaji.

Në një përqasje për të rregulluar marrëdhëniet në gadishullin Korean, Kimi pritet të takohet me presidentin e Jugut Moon Jae-in më 27 prill, çka do të përbëjë një takim të rrallë ndëmrjet dy koreve.