Kim Kardashian, alarm në Google

Kim Kardashian, alarm në Google
Për të qenë në update me lajmet në internet që flasin për të, Kim Kardashian ka vendosur celularin e saj në alarm, në mënyrë që të informohet në kohë reale rreth asaj që thuhet në median online. Kim u zhvendos dje në Santa Monica, ku u fotografua teksa mbante në dorë telefonin e saj të kushtueshëm BlackBerry, ku kishte vendosur komandën Google Alert. Në rast se nuk e dini përse bëhet fjalë po ju a shpjegojmë: Ky është një shërbim i Google, i cili të lajmëron me anë të një email-i, në rast se ti je regjistruar, për t’u njoftuar në lidhje me personazhe apo tema të caktuara që hidhen në rrjet. Në këtë rast Kardashian ka vendosur të informohet për vete. Fundja tani që emri i saj është profil biznesi, ajo interesohet të dijë gjithçka që flitet për të.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar