Kim Kardashian kërkon të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Këtë herë ajo është duke planifikuar një tjetër dasëm spektakolare, ashtu siç ishte martesa e saj e parë me Kris Humphries.

Nga kjo martesë ajo përfitoi mjaft para për të drejtat e fotografive dhe xhirimeve gjatë martesës.

Megjithatë kjo lidhje zgjati vetëm 72 ditë. Tashmë ajo dëshiron një ceremoni tjetër të bujshme duke qenë në një lidhje me këngëtarin e njohur Kanye West.

Sipas mediave e vetmja pengesë për martesën e tyre është proçesi ende i papërfunduar gjyqësor i ndarjes midis saj dhe Humphries.

(xh.k/shqiptarja.com)