Kim Kardashian feston ditëlindjen
surprizohet nga bashkëshorti

Kim Kardashian feston ditëlindjen<br />surprizohet nga bashkëshorti
Nëse do lexoni emrin “Kim Kardashian”, përgatituni për ngjarje mediatike të bujshme, fytyrë perfekte dhe surpriza që na bëjnë të gjithëve të vemë në diskutim arsyen e ekzistencës tonë.

Ylli televiziv ka festuar 35-vjetorin të mërkurën në një festë surprizë të realizuar nga bashkëshorti, Kanye Ëest. Reperi u sigurua që të pranishëm të ishin të gjithë të afërmit dhe njerëzit më të dashur të Kim, ndërsa prenotoi kinemanë e filmit Westland Cinepolis, ku të gjithë mundën të shohin filmin e ri të Steve Jobs, që ende nuk është publikuar për pjesën tjetër të botës.

Familja dhe miqtë e Kardashian duhet të respektonin një kod veshjeje specific dhe të shfaqeshin si ‘pamjet më të mira të Kim shtatzënë’. Të gjithë u pajisën me bark fallco përpara se të hynin në sallë, përfshirë këtu edhe motrat e yllit të “Keeping Up With The Kardashians”.

Vendi u dekorua me lule të bardha, tollumbace në formë K-je dhe të gjithë darkuan me ushqime të shijshme.

“Nuk jam e sigurt nëse nëse diçka e tillë u bë që të mos ndjehesha kaq e shëndoshë, apo ishte vetëm një temë interesante, por më pëlqeu shumë dhe ia kalova për mrekulli! Ndihem kaq mirë që po ha bashkë me një tufë grash shtazënë. Pikërisht ajo për të cilën kisha nevojë, ditëlindja perfekte me ushqim të shijshëm!!!!” shkroi Kim në Instagram, duke dhënë dhe një shpjegim të detajuar të asaj që ndodhi në festën e ditëlindjes. 
kim kardashian
kim kardashian
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit