Kim Kardashian ka mohuar spekulimet se ajo dhe reperi Kanye West janë martuar në një ceremoni sekrete.

Në fundjavë thashetheme të shumta u pëhapën duke thënë që Kim dhe Kanye ishin lidhur në martesë para ceremonisë së planifikuar në Paris gjatë këtij muaji.

kim kardashian

Por duke folur për një gazetar në eventin “Met Gala” Kim ka thënë: “Jam akoma Kim, Zonja West së shpejti”.

Dasma është parashikuar më 24 maj dhe thuhet se Kim ka planifikuar të veshë një fustan me të vërtetë përrallor.

Thuhet se ajo ja ka besuar ideimin e fustanit stilistit Alber Elbaz.

(b.t/shqiptarja.com)