TIRANË- Lulzim Basha ka vijuar bashkëbisedimet në terren dhe kësaj radhe është ndalur në një takim me demokratët e degës nr.12 në Tiranë.
Krah tij qëndron edhe kreu i kësaj dege, Festim Dushku, të cilët janë të vetmit që e kanë mbështetur edhe pas dorëheqjes së tij. Këto takime, Basha i ka cilësuar si kontribut për bashkimin e demokratëve.
Duhet thënë se ky takim vjen vetëm pak orë pasi, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka takuar Enkelejd Alibeaj duke e njohur atë si kryetar të Partisë Demokratike.