Ajo është një nga femrat e njohura më aktive në Twitter, por lindja e vajzës së saj ka bërë që ajo të jetë mjaft e zënë.
Ditën e djeshme Kim e theu heshtjen duke shkruar në rrejtin social Twitter një urim për ditëlindjen e motrës së saj Khloe Kardashian.
Ajo e shoqëroi urimin e saj me foto të motrave nga vitet e kaluara që në fëmijërinë e tyre.

Khloe ka festuar 29 vjetorin, ndërsa është kthyer tanimë në një personazh të njohur dhe të suksesshëm televiziv.
Kim ka treguar se sa shumë e do motrën e saj duke u shprehur se asgjë nuk do të kishte kuptim pa të.

Duket që vajzat Kardashian janë mjaft të lidhura me njëra-tjetrën.
Kjo duket jo vetëm nga shfaqjet e shpeshta së bashku në publik, por edhe nga mënyra se si shprehen.

Tejet i ngrohtë ishte dhe urimi që erdhi nga familja e Kim për ardhjen në jetë të vajzës së saj North.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com