Kimë me mish të grirë dhe vezë
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 1 qepë e madhe
- 3–4 lugë vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër (opsionale)
- 1 lgj salcë domatesh
- 4 vezë
- Kripë, piper i zi
- Pak spec i kuq i ëmbël
- Majdanoz i grirë për servirje
Përgatitja:
Në një tigan të thellë, ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë hudhrën (nëse e përdorim) dhe e përziejmë për pak sekonda. Shtojmë mishin e grirë, e përziejmë mirë dhe e lëmë të skuqet derisa të ndryshojë ngjyrë dhe të avullojë lëngu. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe spec të kuq. Kur mishi të jetë gati, hapim katër gropa të vogla në tigan dhe thyejmë vezët brenda. Mbulojmë tiganin dhe e lëmë derisa vezët të mpiksen (me të verdhë të butë ose të fortë sipas dëshirës). Në fund e spërkatim me majdanoz të freskët dhe e servirim të ngrohtë.
Komente












