Kimë me qepë, vezë dhe speca

Përbërësit:

  • 1 kg qepë
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 2 domate ose 1 lgj salcë domatesh
  • 2 speca me ngjyra
  • 4–5 vezë
  • 1 gjethe dafine
  • 1 tufë majdanoz
  • Pak galetë (ose bukë e thekur e grirë)
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Qepët i qërojmë, i presim në forma rrethore dhe i kaurdisim me vaj në zjarr të ngadaltë, të mbuluara me kapak, derisa të zbuten. Shtojmë domatet e grira ose salcën, kripën, piperin e zi, gjethen e dafinës dhe pak ujë. I lëmë të ziejnë derisa qepët të zbuten plotësisht dhe të mbetet vetëm pak lëng. Më pas shtojmë specat e prera në kubikë si dhe bimë aromatike. Lyejmë lehtë një tavë me vaj duke shtuar në fund pak galetë. Hapim masën e përgatitur duke e shpërndarë njëtrajtësisht. Thyejmë vezët një nga një mbi sipërfaqe, në distancë rreth 4–5 cm nga njëra-tjetra. Shtojmë pak kripë dhe piper mbi vezë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur derisa të mpikset e bardha e vezëve.