PEKIN - Politikani kinez Bo Xilai mohoi sot një prej akuzave kundër tij për ryshfet gjatë seancës dëgjimore në Jinan.

Xilai, një nga krerët e Partisë Komuniste kineze akuzohet për pranimin e parave nga dy biznesmenë.

Gjithashtu ai po përballet gjithashtu me akuzat e korrupsionit dhe shpërdorim të pushtetit, kjo e fundit në lidhje me rolin e gruas së tij në vrasjen e një biznesmeni britanik.

Bo Xilai ishte pjesë e aristokracisë komuniste dhe sekretar partie i Chongqing, me afro 30 milionë banorë, qyteti më i madh i Kinës.

Ai kishte ambicie të ngjitej në rrethin më të lartë të udhëheqjes në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike por në vitin 2012, për shkak të një skandali që ka shkaktuar shumë zhurmë, ai u “refuzua”.

Analistët thonë se dalja në gjyq e ish-anëtarit të Byrosë Politike është një fakt se “Partia Komuniste nuk e ka korrupsionin nën kontroll as edhe në qarqet e larta të saj.

Ndërsa disa të tjerë thonë se në Kinë akuzat për korrupsion përdoren shpesh për të luftuar konkurrentët politikë.

PROTESTA PRO BO XILAI
Dhjetra persona protestuan në favor të Bo Xilai, liderit politik. Manifestuesit, të cilët mbanin pankarta që denonconin të ashtuquajturin proçes ''të paligjshëm'' ndaj Bo, u larguan më pas nga policia.
Partia Komuniste në fuqi, në Kinë, është transformuar në një aristokraci politike në shërbim të interesave të pjesëtarëve dhe mendohet se familja Bo, ka mbledhur shuma të konsiderueshme gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

Dy vite më parë, 64 vjeçari është parë si kandidati promovues i Komitetit të përhershëm të Partisë Komuniste, një nga shtatë pjesëtarët e lartë të këtij organi themelor të Kinës.

Redaksia online
(lç/eb/sg/shqiptarja.com)