PEKIN- Një Gjykatë në Kinë ka dhënë dënimin me vdekje të kushtëzuar për Gu Kailain, bashkëshorten e ish-liderit të partisë komuniste Bo Ksilai. Ajo akuzohet për vrasjen e një shtetasi britanik. Mediat kryesore botërore, që e kanë lajm kryesorë këtë zhvillim, theksojnë se gjykata ka shqiptuar ‘dënimin e kushtëzuar me vdekje’ , që do të thotë se ky verdikt zakonisht mund të ndryshojë pas disa kohësh në burgim të përjetshëm.

Gu Kaili ka pranuar se ka helmuar shtetasin britanik Neil Hejvudin - me të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasur marrëdhënie biznesi - pas një grindjeje për para, në nëntorin e vitit të kaluar.

Ajo është mbrojtur para gjykatës duke theksuar se ka vepruar në këtë mënyrë pasi Hejvud kërcënoi djalin e saj. Ndërkaq bashkëpunëtori i saj në krim Zhang Ksiaojun, është dënuar me nëntë vjet heqje lirie. Vrasja e shtetasi britanik shkakti skandal politik, duke dëmtuar karrierën e Bo Ksilai.
(sg/shqiptarja.com)