Kinë, gruaja detyrohet të abortojë, foto shokuese

Kinë, gruaja detyrohet të abortojë, foto shokuese
Skandal në Kinë. Një nënë e re detyrohet të abortojë fëmijën e saj të parë në muajin e 7-të të shtatëzanisë për shkak të politikave të planifikimin familjarë të Pekinit. Eng Jianmei ka ndërprerë shtatëzaninë në muajin e 7-te të saj sepse nuk ishte në gjëndje të paguante 40 mijë jan (gati 4.800 euro) të nevojshme për të nxitur reagimin e politikës kundër kontrollit të "fëmijës unik". Imazhe shokuese që tashmë kanë bërë xhiron e botës tregojnë nënën e re në krevatin e një spitali pas abortit teksa sheh fëmijën e parë të gjakosur. Një i aferm i gruas që preferoi të mbetej anonim, konfirmoi autenticitetin e fotografisë.
Qeveria kineze prej kohësh aplikon një politikë të fortë në planifikimin familjarë të quajtur "fëmija unik". Sipas qeverisë kineze, familjet që jetojnë në qytet nuk duhet të kenë më shumë se një fëmijë, ndërsa ato familje që jetojnë në zonat rurale mund të kenë dy, vetëm në ato raste kur fëmija e parë është e seksit femër.

(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja