Nivelet e larta të ndotjes së ajrit, kanë bërë që në rajonet e veriut dhe të lindjes në Kinë të kalojnë në gjendjen e alarmit kombëtar.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ka dhënë alarmin në Pekin, Anhui, Tienxhi, Hibej, Hënan, Xhiangsu dhe Shandong, duke lajmëruar se niveli i shikueshmërisë tashmë ka rënë në 50 metra distancë nga 500 metra që ishte më parë.

Drejtuesve të automjeteve u është kërkuar që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë, ndërkohë që u është kërkuar edhe aeroporteve dhe porteve të marrin masat e nevojshme.

Në shumë aeroporte, për shkak të fushëpamjes së kufizuar janë anuluar fluturime, ndërsa disa aeroporte të tjerë janë mbyllur.

Nga ana tjetër autoritetet kanë urdhëruar ndalimin e ndërtimeve dhe kanë mbyllur shkollat për një afat të papërcaktuar.

Për shkak të ndotjes së ajrit, në Kinë janë anuluar disa qindra fluturime vetëm gjatë muajit dhjetor.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com