Një shpërthim në një minierë qymyri në qytetin Chifeng në Kinë u ka marrë jetën 17 minatorëve.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, në minierë ishin duke punuar 181 persona në momentin e shpërthimit.

Fillimisht u raportua për 17 të vdekur dhe për një numër të madh minatorësh të bllokuar nëpër galeritë  e minierës, por mendohet se numri i minatorëve që kanë humbur jetën mund të shkojë në 32. Sipas agjencisë Xinhua minatorët e bllokuar nëpër galeri besohet që nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Një hetim për të zbuluar shkakun që shkaktoi shpërtimin është duke u zhvilluar dhe një nga psitat kryesore të hetimit është se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga  gazi.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com