Kinë, përplaset anija cisternë në
Shangai, zhduken 32 persona

Kinë, përplaset anija cisternë në<br />Shangai, zhduken 32 persona<br>
Tridhjetë e dy persona janë zhdukur pas një përplasje të një anije cisternë me një anije mallrash në bregun lindor të Kinës. Cisterna Sanchi, që mbante 136,000 ton naftë iraniane me vlerë 60 milion dollarë, u përfshi nga flakët pas aksidentit.

Ministria e transportit të Kinës tha se ekuipazhi përbëhej nga 30 iranianë dhe dy nga Bangladeshi. Ekuipazhi prej 21 persona i anijes së mallrave ka shpëtuar, ndërsa anija cisternë ka lundruar dhe është djegur. Moti i keq dhe tymi i madh i ngritur nga cisterna që digjej e kanë bërë operacionin e shpëtimit të vështirë.

Ky është aksidenti i parë i madh që përfshin një cisternë iraniane të naftës. Përplasja ndodhi të shtunën në mbrëmje rreth 160 milje detare larg brigjeve të Shangait ndërsa tetë anije kineze janë dërguar për operacionin e kërkim-shpëtimit.

Koreja e Jugut ka dërguar gjithashtu një anije dhe një helikopter për të ndihmuar në shpëtimin e të mbijetuarve.Cisterna me naftë po lundronte nga Daesan, Kore e Jugut në ishullin Kharg në Iran, sipas të dhënave të përcjelljes së anijeve të Reuters.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘A po vendosni kontroll mbi KLSH-në’, Çuçi: Modeli që po ndjekim është dhe në vende të tjera, në proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët

‘A po vendosni kontroll mbi KLSH-në’, Çuçi: Modeli që po ndjekim është dhe në vende të tjera, në proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët