Kinë: Partia ndalon lojën
e golfit për zyrtarët e saj

Kinë: Partia ndalon lojën<br />e golfit për zyrtarët e saj

Partia Komuniste në Kinë e ka ndaluar 88 milionë anëtarëve të saj, anëtarësimin në klubet e sportit të golfit.

Kjo masë vjen pas një sërë masash tjera që Partia Komuniste është duke i ndërmarrë në luftë kundër korrupsionit.

Darkat ekstravagante dhe keqpërdorimi i pushtetit janë gjithashtu të ndaluara me ligj ka raportuar agjencia e lajmeve Xinhua.

Partia ka paralajmëruar në vazhdimësi zyrtarët e saj që të mos keqpërdorin paranë publike. Kina është duke zhvilluar një politikë të ashpër anti-korrupsion që nga viti 2012.




Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit