KINË- Një kishë e madhe është rafshuar nga zyrtarë lokalë në Kinë, pasi ishte ndërtuar jashtë projektit të parashikuar. Kisha njihej me nofkën "Jerusalemi i Lindjes" për pjesën më të madhe të popullësisë  së qytetit bregdetar të Kinës.
Zyrtarët lokalë përgjegjës të prishjes së saj, thonë se kisha ishte një objekt i paligjshëm, 4 herë më e madhe nga sa ishte lejuar.

Por nga ana tjetër organizatat fetare kanë reaguar duke thënë se prishja është një fushatë zyrtare kundër organizatave fetare dhe se në këtë mënyrë persekutohen krishterët. Kisha mori një kohë prej 12 vjetësh për t’u ndërtuar.
Objekti fetar është prishur ditën e hënë. Kisha ishte simbol i adhurimit në një qytet ku 50 për qind e popullësisë janë krishtrë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)