KINË- 11 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur nga shembja e një ure në qytetin e Gaozhu në jug të Kinës. Sipas zëdhënësit të spitalit, 8 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet lokale bënë të ditur se ndërtimi i urës nuk është aprovuar dhe se punimet u kryen nga këshilli i një fshati vendas pa leje. Pjesë të urës 20 metra të gjatë përfunduan në shtratin e lumit duke bllokuar rrjedhjen.
kine

Policia ndërkohë ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)