Kinë, shpërthim në një fabrikë 
2 të vrarë e dhjetëra të plagosur

Kinë, shpërthim në një fabrikë <br />2 të vrarë e dhjetëra të plagosur<br>
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një shpërthim në qytetin lindor të qytetit kinez të Ningbo, thonë zyrtarët lokalë.

Shpërthimi thuhet se ka ndodhur në një fabrikë në rrethin Jiangbei të qytetit, duke shkaktuar rrënimin e disa ndërtesave që ndodheshin afër fabrikës. 
kine 

Media shtetërore njoftoi se të paktën 30 persona ishin dërguar në spitalet lokale gjatë operacioneve të shpëtimit.

Media kineze tha se të paktën dy nga të plagosurit raportohen të jenë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, policia deklaroi se ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e shpërthimit që mbeten ende të paqarta.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik