Katër minatorë kinezë, të cilët ishin të bllokuar nën tokë për 36 ditë janë shpëtuar. Lajmi është publikuar nga mediat shtetërore kineze. Shtatëmbëdhjetë minatorët ishin bllokuar në një shpellë në pjesën lindore të provincës së Shandong që prej muajit dhjetor. Deri më tani katër persona janë nxjerrë të gjallë dhe një tjetër u konfirmua i vdekur. Ndërsa fati i burrave të tjerë është ende i panjohur.
Mediat lokale thonë se minatorët e shpëtuar janë në gjendje të qëndrueshme. Minatorët kur dolën në sipërfaqe u shfaqën të mbuluar me maska, raportojnë mediat lokale.
Për disa javë, që ata qëndruan nën tokë, uji dhe lëngjet e nevojshme u transportoheshin nëpërmjet një pusi të ngushtë.
Gjatë momentit të shpëtimit, njëri prej minatorëve u dëgjua të thoshte: " Unë ndjehem i lehtësuar dhe i sigurt tani. Ne do ju kujtojmë gjithmonë si shpëtuesit tanë", raporton CCTV, një media kineze.
Më shumë se 400 forca shpëtimi janë në vendngjarje për të përfunduar operacionin.
/Shqiptarja.com