Kinë-Shqipëri, kanal i
ri i pastrimit të parave
Kanali më i fuqishëm i shpëlarjes së parave të pista nga vendi ynë është Kina e largët. Në raportin e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave për vitin 2011 thuhet se me vendin aziatik kryhen gati gjysma e transaksioneve të dyshimta të parasë
TIRANE- Nuk është vetëm qeveria shqiptare dhe kryeministri i saj, që shfaqin shenja afrimi të Shqipërisë me Kinën. Para tyre, persona që merren me pastrimin ndërkombëtar të parave kanë krijuar “urat e miqësisë” midis dy vendeve, në fushën e transaksioneve të parasë së pistë. Sipas raportit vjetor të Drejtorisë së përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), gjatë vitit të kaluar numri i transfertave të dyshimta të kryera në linjën Shqipëri-Kinë dhe anasjelltas ze vendin e parë në totalin e transfertave problematike, me 47%. Dyshimet kanë lindur ngaqë janë përdorur shpesh llogari personale për qëllime biznesi dhe mangësi në dokumentacionin justifikues, që duhet të mbulojnë evazionin fiskal, thuhet në raport.
Vendin e dytë në këtë drejtim, sipas këtij institucioni, e zenë transfertat drejt apo nga vende të BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, me 37%. Këtu mbizotërojnë transfertat e dërguara nga Shqipëria drejt këtyre vendeve, kryesisht pagesa për blerje të ndryshme, por edhe investime. Vetëm në vend të tretë vijnë të ashtuquajturat "parajsa fiskale", me të cilat kryhen 16% e totalit të transfertave të dyshimta, kryesisht për mangësi në dokumentacionin shoqërues, mungesë të justifikimit bindës të qëllimit të transfertave, por edhe nisur nga risku i vendit, me të cilin është kryer transaksioni.
RrugëtMënyrat e tentativave për të pastruar para kanë qenë nga më të ndryshmet. Nga analizimi i informacionit të dërguar nga DPPPP në organet kompetente, rezulton se tipologjitë kryesore janë investimi i të ardhurave të jashtëligjshme në pasuri të luajtshme (kryesisht automjete luksoze) dhe të paluajtshme (brenda dhe jashtë vendit) në vlera të konsiderueshme, deklarimi fiktiv i të ardhurave dhe investimi i shumave të përfituara në mënyrë të paligjshme në aktivitete ekonomike, nënshkrimi i deklaratave apo kontratave fiktive të huamarrjes, me qëllim justifikimin e të ardhurave të paligjshme, si dhe marrja e kredive bankare me qëllim ligjërimin e fondeve dhe pasurive që burojnë direkt nga veprimtaria e paligjshme.
Nga ana tjetër, janë bërë me synime të tilla edhe investime në biznese të reja apo ato ekzistuese nëpërmjet depozitimeve me para në dorë, apo kontributeve në natyrë të ortakut ose transferta në shuma të konsiderueshme pa shpjegime mbi burimin dhe arsyen e tyre apo transportim fizik i parasë në pikat e kalimit të kufirit. Po kështu, ka patur raste të krijimit të kompanive jashtë vendit (përfshirë "parajsat fiskale") me qëllim fshehjen e strukturës së pronësisë dhe pronarit përfitues, regjistrim të bizneseve apo pasurive të paluajtshme në emër të personave të tjerë, apo dhurim fiktiv fondesh për fshehjen e burimit të tyre. Rrugë të tjera kanë qenë qarkullimi i fondeve me burim të dyshimtë në sistemin bankar, krijuar nga depozitime në para fizike dhe në shuma të konsiderueshme apo shitblerja e kuotave të shoqërive tregëtare në vlera fiktive, etj.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'
24 Nëntor, 18:17
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Rusia emëron ambasador të ri në SHBA, ja kush është Aleksandër Darchiev
24 Nëntor, 18:07
-
Spahiu: Protesta e PD me autobusë nga fshatrat dhe sufllaqe me vete nuk mirëpritet në Tiranë nga qytetarët! Berisha i refuzuar nga militantët
24 Nëntor, 18:07
-
Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë
24 Nëntor, 17:52
-
Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve
24 Nëntor, 17:45
-
Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm
24 Nëntor, 17:37
-
VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City
24 Nëntor, 17:33
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United
24 Nëntor, 17:31
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21