Rama zhvilloi ditën e sotme një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, zotin Li Keyang. Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës, si edhe prioritetin që qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë.

Kryeministri Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura.

Më parë, Kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime dypalëshe edhe me Kryeministrin polak, çek, sllovak dhe estonez.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)