KINË - Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka tronditur pasditen e së premtes provincën Yunnan, në jugperëndim të Kinës. Deri tani raportohen të paktën 34 persona të plagosur, tre prej tyre në gjendje kritike për jetën.
Qeveria e Yunnan ka nisur menjëherë në vendngjarje më shumë se 50 forca emergjence për të studiuar zonën dhe vlerësimin e shkallës së katastrofës. Grupet e shpëtimit janë shtrirë edhe në qytetet dhe fshatrat në afërsi të epiqendrës së tërmetit.
Sipas një deklarate të Departamentit të Punëve Civile Provinciale, pas tërmetit është ndërprerë energjia elektrike në fshatrat Kachang, Mengong dhe Sudian. Nuk është hera e parë që kjo zonë është bërë epiqendër tërmeti.
Vetëm një javë më parë, një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi të njëjtin rajon, duke plagosur të paktën 13 njerëz. Ndërsa në mars të vitit 2011, qarku është goditur nga një tërmet me 5.8 ballë, duke lënë 26 njerëz të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com