KINË-Humbin jetën 13 persona të dyshuar si ekstremistë nga policia pas një sulmi në një stacion policie në provincën Xinjiang të Kinës.

Agresorët kishin vendosur eksploziv në një makinë të cilën e dërguan pranë stacionit të policisë në prefekturën Kashgar, ku ndodhi dhe shpërthimi gjatë mëngjesit të së shtunës. 

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 3 policë, por nuk raportohet për njerëz civilë të lënduar. 

Sipas autoriteteve kineze, autore e sulmit në provincë është pakica ujgure e rajonit Xinjiang.

Ndërkohë udhëheqësit ujgurë mohojnë të jenë bashkëpunëtorë në fushatat terroriste të pakicave ujgure. Policia lokale po kryen hetime për detaje më të hollësishme mbi ngjarjen.

Redaksia Online