Kinë, zhduket Jinping Xi, mister pas
Kongresit të 8 të  Partisë Komuniste

Kinë, zhduket Jinping Xi, mister pas<br />Kongresit të 8 të  Partisë Komuniste
Vijon të mbetet mister Fati i Kongresit të 8 të Partisë Komuniste kineze dhe vendimet apo prapaskenat e tij , pasi nuk ka asnjë lajm apo informacion rreth formimit të elitës re politike në Kinë.

Njeriu i cili pritej të emerohej Sekretri i Përgjithsshëm i Partise, Jinping Xi, në mënyrë të papritur është zhdukur.

Javën e kaluar ai kishte planifikuar dy takime diplomatike të profilit të lartë,fillimisht me sekretaren amerikane të shtetit Hillari Clinton dhe më pas me, Lee Hsien Loong , kryeministrin i Singaporit, por ato janë analluar ditën e djeshme.

Jinping Xi, aktualisht mban postin e Zëvëndës Presidentit të Republikes dhe të Komisionit Ushtarak, gjithashtu ai është anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike.

Anullimi i dyfishtë i takimeve të tij është justifikur nga Ministria e Jashtme si një “ndryshim normal i intenerarit” por pa dhënë shpjegime bindëse për këtë fakt.
Spekullime të shumta qarkullojnë për zhdukjen e tij nga qarqet politike dhe mediatike në vend.

Zëra të ndryshëm pohojnë se janë problemet e tij personale që e kanë mbajtuar atë larg rutinës tij politike.

Gjithashtu burime të pakonfirmuara sqarojnë së ai është plagosur në një askidient rrugor të inskenuar nga fraksionet e tij kundërshtare në politike.

Ky është rasti dytë që një zyrtar i niveleve të tilla zhduket në rrethanat e mistershme.
(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten