Kina akuzon SHBA-në se po e shndërron Tajvanin në fuçi baruti

Kina akuzon SHBA-në se po e shndërron Tajvanin në fuçi baruti

Foto ilustruese

Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po e shndërrojnë Tajvanin në një “fuçi baruti”, pas shitjes së fundit të pajisjeve ushtarake në këtë ishull vetëqeverisës në vlerë të përgjithshme prej 440.2 milionë dollarësh.

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e municionit 30 milimetërsh dhe pajisjeve përkatëse, sikurse edhe pjesëve rezervë për makinat në Tajvan, armë të vogla, sisteme të armëve luftuese dhe pajisje për mbështetje logjistike.

Kronologjia e tensioneve Kinë-Tajvan

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Tan Kefei, u përgjigj duke thënë se “SHBA-ja injoron shqetësimet thelbësore të Kinës, ndërhyn ashpër në çështjet e brendshme të Kinës dhe qëllimshëm përshkallëzon tensionet përgjatë Ngushticës së Tajvanit”.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe nuk e përjashton mundësinë që ta marrë kontrollin e tij me forcë.

“Kjo është e barabartë me përshpejtimin e transformimit të Tajvanit në një ‘fuçi baruti’ dhe shtyrjen e popullit tajvanez drejt humnerës”, tha ai përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e ministrisë.

Përdorimi i forcës për të kërkuar pavarësi është një përpjekje e destinuar të dështojë, tha ai, duke shtuar se ushtria kineze është gjithmonë e gatshme të mbajë paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

SHBA-ja ndjek politikën “Një Kinë”, sipas së cilës Uashingtoni nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Tajvanit dhe nuk ka raporte formale diplomatike me ishullin. Megjithatë, ligjet në SHBA kërkojnë që Tajvanit t’i ofrojnë mbrojtje kredibile dhe SHBA-ja i trajton të gjitha kërcënimet ndaj ishullit si çështje “për shqetësime serioze”.

Kina vazhdimisht dërgon luftanije dhe avionë përgjatë vijës qendrore në Ngushticën e Tajvanit dhe brenda zonës identifikuese mbrojtëse ajrore të Tajvanit, në përpjekje për të frikësuar 23 milionë banorët e ishullit dhe të dobësojë aftësitë ushtarake të ishullit./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike