Kina anulon disa tarifa tregtare ndaj SHBA-së

Kina anulon disa tarifa tregtare ndaj SHBA-së

Kina ka anuluar disa tarifa ekonomike në mallrat e Shteteve të Bashkuara, vendim që do të hyntë në fuqi më 15 dhjetor, për shkak të fazës së parë të marrëveshjes tregtare midis dy vendeve të premten.

Tarifat e vendosura nga Kina për produktet amerikane kishin për cak misrin, grurin dhe disa pjesë të veturave.

Tarifat e tjera të vendosura ndaj prodhimeve të SHBA-së, do të vazhdojnë ashtu siç janë, kanë deklaruar nga Ministria e Financave të Kinës.

“Kina shpreson në bazat e barazisë dhe respektit reciprok, të bashkëpunojë me SHBA-në për të zgjidhur problemet dhe të promovohen zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë së të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Tarifat e reja amerikane për importet kineze, do të hynin në fuqi të dielën. Por, kjo masë është anuluar tani për tani.

"Ne do t'i fillojmë negociatat për marrëveshjen në fazën e dytë menjëherë, në vend se të presim deri pas zgjedhjeve të vitit 2020", tha presidenti amerikan, Donald Trump.

"Kjo është një marrëveshje e mahnitshme për të gjithë", shtoi Trump.

Nëse tarifat e reja, do të kishin hyrë në fuqi, atëherë mallrat e prodhuara nga Kina, siç janë: telefonat, rrobat dhe lodrat, do të ishin bërë më të shtrenjta për amerikanët, para festës së Krishtlindjes.

Kjo është një marrëveshje në parim, që do të thotë se nëse Kina nuk e zbaton ndonjë pjesë të marrëveshjes, administrata amerikane ka mundësinë të ri-zbatojë tarifat.

Zyrtarët kinezë thanë se "marrëveshja do të sigurojë mbrojtje më të madhe për kompanitë e huaja në Kinë, si dhe kompanitë kineze në SHBA".

Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një konflikt tregtar për më shumë se një vit, duke goditur njëra-tjetrën me tarifa të mallrave në vlerë qindra miliarda dollarë. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?