Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Kinë, njerëzit mblidhen në stadium për të parë ekzekutimin e 10 të dënuarve.

Të dënuarit akuzohen për vepra penale si vrasje, vjedhje, plaçkitje dhe drogë.

E gjithë kjo organizohet në stadium, mblidhen qindra veta duke bërtitur dhe ofenduar të dënuarit në provincën e Lufeng në Kinën Jugore.

Është hera e tretë që dënimet me vdekje janë kryer në mënyrë të tillë publike që nga qershori. Ata kanë hapur një debat në Kinë me disa që i përshkruajnë ato si ‘çnjerëzore’ dhe ‘fyese’.

Megjithatë, autoritetet lokale thonë se ekzekutimet po kryhen publikisht për të edukuar njerëzit kundër kryerjes së krimeve.

Dënimet e 10 peronave u lexuan në publik më pas ekzekutuan, nuk është hera e parë që ndodhin skena të tilla por ka ndodhur dhe dy herë tjera.

Në nëntor, tre shitës të drogës u vranë para 1,000 njerëzve dhe në qershor, ndërsa në një rast tjetër 10,000 vetë ishin dëshmitarë të ekzekutimit të 13 tregtarëve të drogës.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com