Kina bënë të ditur se ka vendosur sërish rritjen e çmimit të naftës dhe gazit.
Për të kjo është rritja e tretë brenda muajit, sipas të dhënave të komisionit përkatës të mbikëqyrjes së tregut.
Çmimet komerciale do të rriten me 240 yuan (rreth 35 dollarë) për 1 ton benzinë dhe me 230 juanë për naftën, sipas (NDRC).
Mirëpo sipas sistemit të tarifave në fuqi në Kinë, nëse çmimet ndërkombëtare të naftës së papërpunuar ndryshojnë më tepër se 50 juan për ton dhe mbeten në atë nivel për dhjetë ditë pune, atëherë çmimet e produkteve të naftës së përpunuar si naftë dhe benzinë do të rregullohen në përputhje me rrethanat.