Kina censuron dokumentet e
“Panama Papers”:Jo të ligjshme

Kina censuron dokumentet e<br />“Panama Papers”:Jo të ligjshme
Autoritetet në Kinë kanë censuruar aksesin ndaj informacioneve mbi skandalin e njohur si “Panama Papers”, që përmbajnë materiale për përfshirje në afera financiare ilegale për politikanë të lartë kinezë, në detyrë ose në pension, përfshirë presidentin Xi Jinping.

Ndërsa skandali i Parajsës Fiskale të zbuluar nga Panama Papers ka pushtuar të gjithë mediat ndërkombëtare, Kina vendos të censuroje informacionet.

Sipas Panama Papers familja e presidentit dhe figura të tjera politike janë të lidhura me disa shoqëri offshore. Ndërsa Pekini nuk ka publikuar asgjë zyrtare, mediat shtetërore kanë shmangur të përhapin informacionet.

Nëse në motorrët e kërkimit kinez shkruajmë fjalën Panama do të gjejmë vetëm histori, shumë prej linqeve jane të kufizuar ose ka artikuj të cilat kanë të bëjnë me personazhe sportiv.

Nëse përpiqesh të shkruash shprehjen Panama Papers në gjuhën kineze do të gjesh njoftimin se informacioni nuk është në të njëjtën linjë me ligjet në fuqi prandaj shkrimi nuk mund të shihet.

Global Times, një tabloid me influencë në Kinë, e botuar nga gazeta zyrtare e Partisë Komuniste shkruante në një editorial, që mediat perëndimore, të mbështetura nga Uashingtoni i përdorën dokumentet për të sulmuar politikanët në vendet e tjera.

Të njëjtën qëndrim ka patur dhe Kremlini zyrtar i cili nuk pranon asnjë akuzë por edhe duke thënë se informacionet janë lëshuar nga një ish informator i CIA.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari