Kina dëshiron ta marrë paqësisht Tajvanin, por po përgatitet ushtarakisht

Kina dëshiron ta marrë paqësisht Tajvanin, por po përgatitet ushtarakisht

Jack Reed, Avril Haines dhe Scott Berrier

Kina do të preferonte ta merrte paqësisht Tajvanin fqinj, pa një ndërhyrje ushtarake, por po punon për ta përgatitur ushtrinë e saj për një fitore, në rast se ndërhyjnë Shtetet e Bashkuara, thanë të martën zyrtarë të shërbimeve amerikane të zbulimit.

Kina e konsideron Tajvanin, ishullin me qeverisje demokratike, si pjesë e territorit të saj dhe nuk ka hequr ndonjëherë dorë nga përdorimi i mundshëm i forcës për të mundësuar një bashkim në të ardhmen.

Shtetet e Bashkuara, ashtu si shumica e vendeve të tjera, nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por janë mbështetësi më i madh ndërkombëtar dhe furnizuesi më i madh me armë, duke u shndërruar kështu edhe në një burim të vazhdueshëm tensioni mes Pekinit dhe Uashingtonit.

"Pikëpamja jonë është se ata po punojnë shumë për ta vendosur veten në një pozicion ku ushtria e tyre të jetë në gjendje ta marrë Tajvanin megjithë një ndërhyrje nga ana jonë", tha Drejtorja e Zbulimit Kombëtar, Avril Hanes, përpara Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura.

Zonja Haines dhe Gjeneral Leitnant Scott Berrier, drejtor i Agjencisë së Zbulimit Ushtarak, ndërsa dëshmonin për kërcënimet në mbarë botën ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, folën për mësimet që ndoshta mund të jetë duke nxjerrë Kina nga lufta në Ukrainë dhe nga përgjigja ndërkombëtare ndaj saj.

Zonja Haines tha se ajo nuk beson që lufta mund të përshpejtojë planet e Kinës për Tajvanin. Gjenerali Berrier tha se përdorimi i ushtrisë për të arritur objektivin, nuk do të ishte zgjedhja kryesore e Pekinit.

"Mendoj se Republika Popullore e Kinës do të preferonte mos ta realizonte nëpërmjet forcës. Mendoj se do të preferonin ta bënin paqësisht me kalimin e kohës", tha ai.

Kina po nxjerr "disa mësime shumë interesante" nga konflikti në Ukrainë, përfshirë rëndësinë e udhëheqjes dhe të taktikave të njësive të vogla, si dhe trajnimin efikas me sistemet e duhura të armëve dhe një trupë të fortë oficerësh, tha Gjenerali Berrier.

Zyrtarët amerikanë duhet të punojnë nga afër me partnerët në rajonin Indo-Paqësor, si dhe me udhëheqësit e Tajvanit, tha Gjenerali Berrier, për t'i ndihmuar ata të kuptojnë se çfarë ka qenë ky konflikt, për mësimet që ata mund të nxjerrin dhe se ku duhet t'i përqendrojnë fondet e tyre për mbrojtjen dhe për trajnimin.

"Kanë një forcë të përbërë përgjithësisht nga rekrutë. Nuk mendoj se është në formën që duhet të ketë", tha Gjenerali Berrier për Tajvanin./ VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin