Kina dhe Rusia janë të gatshme për të formësuar një rend të ri ndërkombëtar. Kështu bëri me dije një diplomat i lartë kinez, ndërsa njoftoi takimin e presidentit rus Vladimir Putin me homologun kinez Xi Jiping në Uzbekistan këtë javë.
Agjencia France-Presse shkruan se Kina dhe Rusia janë afruar më shumë vitet e fundit, si pjesë e asaj që ata e quajnë një marrëdhënie "pa kufij" që vepron si një kundërpeshë ndaj dominimit të Shteteve të Bashkuara.
Të hënën, shefi i punëve të jashtme të partisë komuniste, Yang Jiechi, i tha ambasadorit rus në Kinë, Andrey Denisov, se Kina ishte “e gatshme të punonte me Rusinë për të zbatuar vazhdimisht frymën e bashkëpunimit strategjik të nivelit të lartë midis dy vendeve, e për të mbrojtur të përbashkëtat, interesat e të dyja palëve, për të nxitur zhvillimin e rendit ndërkombëtar në një drejtim më të drejtë dhe më racional”.
Rusia ka kërkuar të forcojë lidhjet me vendet aziatike, veçanërisht me Kinën, që kur u godit me sanksione të ashpra perëndimore për pushtimin e Ukrainës. Duke rritur tensionet midis Kinës dhe perëndimit, Pekini nuk i ka dënuar ndërhyrjet e Moskës në Ukrainë.
Po eshte e kuptueshme o Turi... Ai qe ka bomba e rraketa e ai qe te furnizon me buke e djathe, ai do te komandoje e drejtoje e sa per te tjerat si dhimokraci e gjoja 'te drejtat e njeriut' e plot prralla e gjepura e pallavra, te gjitha jane mashtrime e propoganda, per te vene ne gjume e mashtruar syleshet e trushkulurit dhe mjete ne duart e matrapazeve, maskarenjve e hajduteve me çizme e pa to...
PërgjigjuNuk e di perse bota nuk pranon qe te kete drejtesi dhe te iki koha e barbarizmit anglo- amerikan qe kane vrare dhe shkaterruar boten . Te vendosen rregulla njesoj per te gjithe dhe jo ligjin e me te fortit , pastnuk e kuptoj perse vendi yne duhet te mbaj anen e atyre qe po e mbajne si koloni kaq vite
Përgjigju