Kina dhe SHBA në garë për vaksinën kundër Covid-19

Kina dhe SHBA në garë për vaksinën kundër Covid-19

Nga shtatë kandidatët për vaksina kundër koronavirusit që janë aktualisht në fazën e dytë të testimit nga OBSH-ja tri janë zhvilluar nga kompani ose institucione kërkimore kineze dhe dy nga amerikane.

Shtëpia e Bardhë po planifikon të shpenzojë 10 miliardë dollarë për testimin, prodhimin dhe blerjen e një ose më shumë vaksinave. Në kuadër të të ashtuquajturit operacioni "Warp Speed" " deri në janar të vitit 2021 pritet të sigurohen të paktën 300 milionë doza vaksinash. Nä këtë proces janë të përfshirë gjashtë kompani farmaceutike amerikane si dhe grupi britanik-suedez Astrazeneca.

Operacioni i udhëhequr nga Departamenti i Shëndetit i SHBA-së drejtohet nga gjenerali amerikan Gustave Perna. Në dëgjimin e tij para senatit amerikan javën e kaluar, Perna tha se është i gatshëm të "punojë me çdo vend që ofron informacione ose bashkëpunim në zhvillimin e vaksinave ose tä ilaçeve". Por njëkohësisht gjenerali bëri të qartë se Kina nuk bën pjesë ndër to.

Ndërmarrja farmaceutike Moderna nga Masaçusets ishte kompania e parë që filloi provat klinike tek vullnetarët në mars dhe njoftoi rezultate paraprake pozitive në mes të muajit maj. Prodhimi mund të fillojë në korrik, tha kompania. Një javë pas njoftimit për suksesin nga kompania Moderna, FBI dhe Enti Amerikan për Mbrojtjen Kibernetike CISA paralajmëruan për sulme hakerësh nga Pekini që synonin të vjedhin rezultatet e kërkimeve amerikane mbi vaksinën për Coronën. 

Në mars kompania kineze CanSino në bashkëpunim me Akademinë Kineze të Shkencave Ushtarake, njoftuan për rezultate paraprake pozitive në testimin e një vaksine në fazën e parë. 500 vetë në një spital në Wuhan janë përfshirë tani në testimet për fazën e dytë. Javën e kaluar kompania SinoVac njoftoi gjithashtu për rezultate premtuese pas testimit të vaksinës në 743 vetë.

Sidoqoftë Kina është akoma e varur nga importet e teknologjisë së lartë kur bëhet fjalë për prodhimin masiv të një vaksine, kështu që ajo ka nevojë për mbështetjen e vendeve të huaja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!